Erion Veliaj flet për djalin që pritet të vijë në jetë
Vetëm pak ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortija e tij, Ajola Xoxaj pranuan se së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Gjatë fjalës përshëndetëse për nisjen e garave “Rally Albania” në sheshin “Nënë Tereza”, Veliaj u shpreh se me siguri edhe vogëlushi i tyre do të përfundojë në shesh dhe ai me Ajolën do e kenë të vështirë ta marrin në shtëpi.

“Shpresoj që çuni i vogël të lindë shëndoshë e mirë, por po e lashë me Edvin Kasimatin (drejtor Gare) dhe me Juli Dhame (presidente e Garës), do përfundojë këtu dhe do vijmë unë me Ajolën kur të jetë mosha ime, duke e tërhequr zvarrë për në shtëpi.

Po e çova në këto drejtimet e tjera, besoj se do t’i futet dhe ai angazhimit publik. Por me një xhaxha si Kasimati dhe një hallë si Juli, them që në këto ambiente do ta shihni shumë shpejt”,u shpreh Veliaj. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2018, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori