Erion Isai dhe Bes Kallaku, në një projekt të përbashkët televiziv
Para pak ditësh u mësua se Besart Kallaku dhe Erion Isai do të jenë bashkë prezantues me Ardit Gjebrenë, në festivalin e muzikës “Kënga Magjike”.Por, mesa duket se ky është vetëm fillimi i angazhimeve.

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në ‘Klan’, Erion Isai, zbuloi se bashkë me Besin kanë përgatitur një emision të gatshëm.

“Kemi një emision të gatshëm që nuk e dimë se ku mund ta shesim, por do të jetë një angazhim i vitit të ardhshëm. Këtë vit do ta mbyllim vetëm me ‘Këngën Magjike”, tha ai. /albeu.com/


Shtuar më 25/10/2017, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori