Rama batuta në Bruksel: S’e kisha menduar kurrë që do të shihja fytyra të lumtura në këtë ndërtesë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën e Parë Ndërqeveritare me BE, kryeministri Edi Rama ka bërë dhe batuta.

Ai tha se kurrë nuk e kishte menduar se në atë godinë do të shikonte fytyra të lumtura.

“Ne nuk kemi kurrë më të vetëdijshëm për sfidat, për ne dhe për projektin në tërësi. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian. Kjo është koha për një epokë të re. Ne jemi këtu për t’ju kujtuar qytetarëve tuaj pse kjo ka rëndësi edhe për qytetarët tuaj dhe për Evropian.  “Lufta drejt lartësive mjafton për të përmbushur lumturinë e njeriut”. Sot unë jam i lumtur. Zemrat e njerëzve janë të lumtura. Asnjëherë nuk kisha menduar që në këtë ndërtesa do të shikoja kaq njerëz të lumtur. Ne një ditë do të kemi sukses të arrijmë majën e malit dhe nuk do të jemi të detyruar të zbresim sërish”, tha Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë renditi edhe synimet që ka vendi, pas çeljes së negociatave. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria synon që të bëhet kampione sa i përket shërbimeve digjitale.

‘Do vazhdojmë të luajmë një rol kyç duke mbetur aktiv në ndërtimin e paqes afatagjatë të kontinentin tonë. Një hapësirë e shtuar për të projektuar një të ardhme Europiane. Pavarësisht zhgënjimeve tona, BE nuk është thjesht një projekt që do të përfundojë një ditë, por ka dhënë shumë dimensione. Qëllimi ynë është të rrisim konkurencën tonë, të ndërtojmë një shoqëri të drejtë. Në këto kohë sfiduese Shqipëria po kthehet në destinacion për burime të reja energjie. Diversfikimi i energjisë është qëllimi ynë kryesor. Ne kemi shtuar përpjekjet për të siguruar një integrim të plotë në politikën e përbashkët të BE-së për sektorin e bujqësisë. Do të angazhohemi për sigurinë rrugore. Duam të bëhemi kampion digjital për epokën dixhitale. Teksa flasim po luftojmë kundrejt një sulmi kibernetik ndaj një vendi armiqësor Europian.,  tha Rama.


Shtuar 19.07.2022 12:36