Erik Fullani mohoi lidhjen publikisht, reagon për herë të parë Jasmin Kadriu (FOTO LAJM)

Disa muaj më parë, kur Jasmin Kadriu ishte në qendër të vëmendjes, u shfaq në Instagramin e Erik Fullanit në një video LIVE ku i dërgoi një puthje publikisht, por më pas i qetësoi zërat duke e trajtuar të gjithën këtë si një shaka.

Por më pas, pas daljes së saj nga “Përputhen”, përveç se Jasmin dhe Eriku ndiqeshin në Instagram dyshjau shfaqën disa herë me të njëjtat veshje, siç mund ta shihni në galerinë e mëposhtme, e madje pozuan edhe në të njëtin tip makine, shkruan Albeu.com.

Prandaj gjithë këto detaje ishin te mjaftueshme për të ngritur dyshime se Jasmin Kadriu ishte në një lidhje me Erik Fullanin. Pikërisht për këtë ndjekësit e kanë pyetur Jasminën disa minuta më parë dhe ajo i është përgjigjur se nuk është në një lidhje me Erik Fullanin.

Edhe ky i fundit pak ditë më parë i mohoi këto zëra./albeu.com/


Shtuar 28.10.2021 12:48