“Të kam parë në TikTok, përse njerëzit qeshin me ty?”, Ja si u përgjigj Rudina Magjistari (VIDEO)

Moderatorja Rudina Magjistari ka qenë e ftuar në programin “Në kurthin e Piter Panit”. Ajo foli për jetën e saj personale si dhe atë profesionale.

Ndër të tjera, një nga fëmijët e pyeti Rudinën se përse shpesh njerëzit qeshin me të.

“Unë Rudinën e kam parë në TikTok dhe kam parë që njerëzit qeshin me të, por përse qeshin sepse unë nuk e kam kuptuar?”, ishte pyetja që shtroi një nga fëmijët.

Por ja si u përgjigj Rudina:

“Qeshin sepse unë ndoshta kam dëshirë t’i bëj për të qeshur. Më pëlqen të them batuta, më pëlqen të bëj nganjëherë sikur nuk i kuptoj gjërat, më pëlqen t’i ngacmoj të ftuarit. Nganjëherë mund edhe të ngatërrohem, si çdo njeri në këtë botë. 12 vite përpara ekranit, çdo njeri edhe mund të ngatërrohet. Nuk e di nëse e kishe fjalën për këtë apo jo? Ti përshembull për vete , të ndodh ndonjëherë të ngatërrohesh?

Teksa u pyet se përse nuk ka bërë dasmë, moderatorja tha: “Në fakt, nuk kam bërë ceremoni, sepse Mia erdhi shumë shpejt, madje edhe kur mësova që po vinte Mia, isha ende në punë dhe në momentin që mbaroi sezoni, unë u ktheva pas një viti. Por nuk i dihet edhe asaj, kështu që mbeten të hapura këto përgjigje…”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)