Era tregon pse nuk do t'i ngjajë Beyonces
Suksesi i rradhës i Erës ka ardhur nga Revista "Forbes" e cila i ka kushtuar një artikull yllit në rritje.

Fillimisht, prestigjiozja përmend se me të debutuar në skenën ndërkombëtare, Era Istrefi me ‘Bon Bon’ ka marrë mbi 400 milionë klikime në Youtube.

Revista zbulon se më 25 gusht do të lansohet projekti i ri i Erës me titull ‘No i love Yous’, për të cilën ka bashkëpunuar me French Montanën.

Sigurisht që Era nuk mund ti shpëtonte as pyetjes nëse do të dëshironte të ishte si Beyonce. Por përgjigja e saj ka qenë e kundërt.

“Nuk dua ta marr jetën aq seriozisht si Beyonce. Dua të jem si Rihanna, pasi ajo nuk e merr jetën seriozisht. E përsosura të lëndon”.- ka thënë Era gjatë intervistës.

Gjithashtu foton e shkrimit të “Forbes” e ka publikuar në Instagram, menaxheri i saj Faton Shoshi i cili shprehet: “Puna me ty më bën të ndihem krenar”. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori