I doli emri te Dosja e Sigurimit, reagon Meta: E manipuluar, do gajaseni të gjithë

Ish-presidenti, Ilir Meta ka reguar menjëherë mbas publikimit të emrit të tij në dosjen e Sigurimit.

Ai ka hedhur poshtë akuzat duke e quajtur AD si një autoritet të manipulimit të dosjeve ku ai paralajmëron se me një emil anonim do t’i bëjë të gjithë të gajasen.

Ilir Meta: Sot Partia e Lirisë mori disa vendime, platforma e re qeverisëse me të gjithë ekspertët dhe intelektualë sepse fillon puna intensive në disa fronte…Ky ekip do të punojë dhe do të 14-fishojnë energjitë e tyre në parlament, shembulldhënës dhe shumë bashkëpunues. Qëllimi është triumfi i lirisë.

-Tani, po si mund t’i shmangem unë një përgjigjire pavarësisht se nuk ka shqiptar që nuk e kupton se me këtë akt vetvrasës, sepse AD është autoritet moral para se të jetë ligjor, personat që janë prekur në mënyrë të vullnetshme dhe kërkojnë ti shpëtojnë filtrit dhe përbëjnë rrezik për shoqërinë dhe njëkohësisht të ngushëllosh viktimat e asaj periudhe që kishin pasojat nga Sigurimi i Shtetit. Është për të ardhur keq për autoritetin e manipulimit te dosjeve, me një email anonim elektronik që jam i sigurt kur do të publikohet do të gajaseni të gjithe që sipas lojërave të qëllimshme që lëshojnë bombash.
U zbulua që pas 30 e ca vitesh I.M qenka ky njeri që në 2002 është bërë deputet./albeu.com


Shtuar 27.07.2022 14:00