Era Istrefi vesh çakmak në vend të takave (FOTO LAJM)

Era Istrefi zgjodhi dy prej trendeve më të famshme të momentit për të ndriçuar si fishekzjarr natën e Vitit të Ri: një fustan me xixa dhe çizmet takë-çakmak të markës Vetements.

Këngëtarja shqiptare ishte e ftuar të këndonte në një club të preferuar prej shqiptarëve në Zvicër, për të performuar natën e ndërrimit të viteve.

Ajo kishte veshur çizmet më të pazakonta Vetements: ato me takë në formë çakmaku, çudia më e re e markëspreferuar të rinisë nëpër botë.

Dhe s’janë aspak të lira: 880 paund, të paktën në sajtin “Matches Fashion”.
Shtuar më 02/01/2018, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori