Sulmohet bosi i drogës në Elbasan
Era Istrefi thyen tabutë, shfaqet në krahët e djalit xhamajkan
Pëlqej
Në fillim të qershorit, kur të gjithë e kishim mendjen tek pjesëmarrja e Erës në Botërorin që përfundoi të dielën, (15 korrik), ajo na surprizoi me këngën e re “Prisoner”.

E ndërsa vetëm pak orë më parë, këngëtarja publikon klipin e këngës dhe ishte në harmoni të plotë me tekstin dhe kontekstin e këngës.

Klipi i xhiruar në Xhamajkë, krah një djali me siguri vendas, dukej si një film me metrazh të shkurtër, kur Era dhe djaloshi do të bënin gjithçka për dashurinë e tyre.

Siç është shprehur edhe vetë më parë, rryma reggae duket se i përshtatet Erës më shumë se kujdo tjetër.

“Unë u rrita duke dëgjuar regjistrimet e rrymës reggae, kështu që dëgjova një demo të ‘Prisoner’, të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, ndjeva se kënga është kaq e ndërlidhur me mua, me meloditë e pabesueshme dhe me tekstet me të cilat identifikohem shkruan anabel.

Ka emocione që më çojnë në vende të lumtura dhe melankolike. Unë jam autentikisht reggae, e adhuroj këtë gjë.”- kështu është shprehur Era në një intervistë të pak kohëve me parë për Billboard.

Dhe në fakt, tek klipi i sapopublikuar, Era i dha jetë dhe konkretizoi gjithçka ka thënë.
Shtuar më 17/07/2018, ora 21:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori