Era Istrefi, një tjetër sukses nderkombetar (FOTO LAJM)
Vetëm pak kohë më parë nëpërmjet instagramit të saj Era Istrefi postoi disa fotografi të cilat në një farë mënyre i paraprinin një tjetër suksesi në jetën e Erës.

Fotot sic duket ishin realizuar gjatë kohës që Era po merrej me projektin dhe bëhet fjalë pikërisht për revistën e njohur amerikane “Nylon” e cila merret me trendet e fundit në muzikë, modë dhë shumë fusha të tjera.

Pikërisht ditën e djeshme këngëtarja ka postuar një video e shkurtër, ku shfaqet e veshur me rroba të firmës së famshme “Guess”, duke kënduar këngën e saj më të fundit Redrum, e cila është kthyer në një hit.

Kjo është një tjetër arritje për kengetaren Era istrefi e cila gjithmonë e më shumë po i afrohet divave të industrisë muzikore.
/albeu.com/
Shtuar më 17/06/2017, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori