E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Era Istrefi ndryshon sërish look dhe duket wow! (FOTO LAJM)

Të gjithë e dimë që Era Istrefit i pëlqen shumë të eksperimentojë me paraqitjen dhe të ndryshojë shpesh look, thuajse në çdo klip të ri që publikon.

Kohët e fundit ajo ka preferuar të qëndrojë bjonde dhe ndryshimet janë vetëm në tonalitete.

Së fundmi këngëtarja duket sikur i ka lyer një nuancë më të errët se më parë dhe kjo ngjyrë është si e bërë për të.

Era gjithashtu ka shtuar disa fije për t’i bërë flokët më të gjatë dhe duket një yll.

Në një video të publikuar në Instastory, ajo ka treguar për këtë ndryshim dhe sigurisht nuk mund të mos na binte në sy edhe veshja e saj.

Ajo ka veshur një kostum të zi të kombinuar me golf të bardhë dhe me bark jashtë që bën të duket plot stil.

Shtuar më 18/10/2019, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori