Era Istrefi na tregoi këngën e radhës dhe ka mundësi të jetë “Bon Bon”-i i ri
Këngëtarja Era Istrefi, theu kufijtë vitin e kaluar me këngën e saj "Bonbon". Në videoklipin e kësaj kënge, në disa skena ajo është parë me një xhaketë dimërore, me një dekorim në kapelë me ngjyrë rozë, e cila më pas u bë veshje hit në vend.

Megjithatë, ka gjashtë muaj që Era s’ka publikuar asnjë këngë. Ajo po qëndron aktualisht në Suedi ku ka punuar në realizimin e projekteve të reja.

Është vet këngëtarja që ka publikuar një video të shkurtër në rrjetet sociale ku ka paralajmëruar projektin e ri. Kënga në dëgjimin e parë duket se është projekt ritmik dhe mjaft premtuese. Shpresojmë që të ketë suksesin e "Bon Bon". /abeu.com/
Shtuar më 15/03/2018, ora 11:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori