Era Istrefi intervistë për këngën në Botëror: E pabesueshme!
Pëlqej
Era do të jetë zëri zyrtar i Kampionatit Botëror të Futbollit-Rusi 2018">2018 së bashku me Will Smith the Nicki Jam.

Në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të FIFA 2018">2018, Era ka rrëfyer se kjo është një eksperiencë emocionale dhe një përvojë e pabesueshme.

”Të jesh pjesë e këngës zyrtare të Kupës së Botës, FIFA 2018">2018 ka qenë njëra ndër përvojat më të pabesueshme dhe emocionale që kam pasur deri tani.

Ishte e mahnitshme të punosh me Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, të cilët unë i admiroj.

Jam adhuruese e futbollit dhe mezi pres që të fillojë Kampionati Botëror,”- ka thënë ylli sensacional në ngritje, Era Istrefi, shkruan FIFA.
Shtuar më 24/05/2018, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori