Epike, Ermal Mamaqi do t'ju shkrijë së qeshuri me historinë e Dr.Florit
Mbrëmë në Xing me Ermalin ishin ftuar çunat e West Side Family të cilët ndër të tjera kujtuan mikun, kolegun, Dr. Florin, i cili nuk jeton më.

Gjatë intervistës, Mamaqi ka rrefyer një situatë komike në lidhje me Dr.Florin duke shkrirë së qeshuri edhe publikun.

"Flori kishte qëndruar gjithë natën pa gjumë se kishin pasur koncerte dhe kishte bërë si rrallëherë fjalë me Blerinën, bashkëshorten e tij e cila i ka flokët kaçurrela.

Ishte një lokal në Bllok ku ata pinin kafe gjithmonë të dy dhe duke qenë se kishin bërë llafe, Flori shkon rreth orës 10 të mëngjesit, po mund të kishte dhe dy netë pa gjumë.

Shkon atje dhe sheh kaçurrelat e Blerinës, e cila ishte ulur me një djalë tjetër tek e njëjta kafe. Truri skiç, tym nga veshët, zjarr nga sytë. Ajo ishte me kurriz dhe ky i shkon në tavolinë, ulet në krah të "Blerinës" ndërsa atë djalin e kishte përballë.

I hedh dorën në qafë ‘Blerinës’ dhe i thotë djalit, gati për të bërë sherr: "Hë mo, si ke qenë? Mirë punët?'

Dhe kthehet të shohë "Blerinën", kur sheh se ishte një vajzë tjetër."-tregoi Ermal Mamaqi. /albeu.com/




Shtuar më 21/01/2018, ora 08:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori