Publikohet fatura e “frikshme”/ Biftekët “e artë” të Nusretit më të shtrenjtë se një apartament në zemër të Tiranës

Postimi i një fature në Instagram nga shefi i njohur turk, Nusret , i cili në publikun e gjerë u bë i njohur si Salt Bae, ka shkaktuar komente të ndryshme.

Së fundmi, shefi i famshëm turk, i entuziazmuar ka postuar në “Instagram”, shumën e faturës  në restorantin e tij në Abu Dhabi e cila ka arritur në 161.550 euro , pra aq sa mund të kushtojë një apartament në zemër të Tiranës.

“Grabitje e hapur”, komenton një ndjekës.

Megjithatë, Nusret iu shmang pyetjes se kush e ka paguar faturën e kripur prej 161.550 euro për të ngrënë në restorantin e tij.

Përveç mezeve dhe biftekëve “të artë”, klienti hapi edhe dy shishe verë Petrus 2009 dhe pagoi 200 mijë dirhemë (52541 euro). Kjo verë në bodrum (nëse e gjeni) është 6000 euro shishe.