Fifi paska pasur të drejtë! Graniti rrëfehet për Semin vetëm pas daljes nga “BB VIP”

Emri i Granitit këto javë është lakuar shpesh krah Semit. Shkak është bërë Fifi e cila gjatë gjithë kohës ka shprehur xhelozinë e saj hapur. Ajo i ka thënë shpesh modelit se flirton me Semin, gjë e cila është mohuar nga ai. Nga ana tjetër, Semi dhe Graniti janë parë shpesh shumë të afërt. Madje, rrëfimin më emocionues, atë për ndarjen e prindërve dhe vështirësitë e jetës e ka bërë me Semin. Graniti është shprehur se me këngëtaren ndihet mirë e po ashtu ka thënë se “është detyruar” të largohet nga ajo për shkak të debateve që ka patur me Fifin.

Mirëpo, duket se xhelozia e kësaj të fundit nuk ka qenë pa shkak. Sot në “Fan Club”, Graniti pranoi se Semi është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë. Ai tha se nëse nuk do ishte i lidhur me vajzën jashtë shtëpisë, do flirtonte me Semin. I pyetur se çfarë i pëlqen te Semi ai përmendi fillimisht pamjen fizike dhe më pas karakterin.

“Me Semin(do flirtoj nëse s’do kishte kisha punën me të dashurën jashtë. Kemi qëndruar më së shumti së bashku. Më pëlqen në pamje sigurisht dhe tipi i saj. Semi, Arjola, Sheila më kanë provokuar. Ka qenë shkaku për me arrit qëllimin me u ndje Fifi keq. Por gjithsesi zemra ishte jashtë!”-tha ai.

Graniti po ashtu foli edhe për situatën e krijuar mes tij dhe Fifit dhe marrëdhënien që ka me partneren e tij jashtë.


Shtuar 14.11.2021 15:03