EMRI/ Tërhiqet nga gara për “Vendoret” kandidati i Alibeajt për Këshillin Bashkiak Durrës

Është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit, kanididati i Enkeldje Alibeajt për Këshillin Bashkiak në Durrës, Skënder Kapiti.

Kapiti i është bashkuar fushatës elektorale të Igli Carës në Durrës, pak ditë pasi u vendos si kandidat në listën e këshilltarëve nga Enkelejd Alibeaj.

Mësohet se vendimi i Kapitit është shoqëruar me debate në PD-në zyrtare. Ky nuk është largimi i parë i kandidatëve të Alibeajt nga kjo garë.