Eni Koçi e thotë hapur se është më e bukur se Luana dhe Nora eni koci
Eni Koçi e cila së fundmi ka lançuar një këngë në bashkëpunim me Genc Prelvukajn me të cilin po përflitet se është në një lidhje të titulluar “Vetëm ti”, ka qenë një nga të ftuarat e Ermalit mbrëmjen e djeshme në ‘Xing me Ermalin’

Moderatori e ka pyetur bukuroshen Koçi duke e vënë në një lojë se nëse ajo është më e bukur ose jo krahasuar me figura të tjera të artit dhe televizionit shiptar. Teksa shihte portretet e tyre në ekran, Eni duhet të pranonte ose jo nëse ishte më e bukur se to.

Modestisht, Koçi për shumicën e vajzave si Zaimina, Oriola Marashi, etj ishin shumë më të bukura se ajo.

Ndërkohë që në shaka e sipër Eni tregoi se Irini Qirjako, Nora Istrefi dhe Luana Vjollca janë më pak të bukura se ajo. Luanën e kishte lënë për në fund dhe siç tha Eni, “po them që jam më e bukur për hir të lojës, duke dashur mos t’i prish lojën Ermalit, asgjë personale, bëjmë shaka” – e ka parë ajo të nevojshëm këtë sqarim lidhur me Luanën sidomos shkruan Blitz.al.

Edhe përball fotots së të motrës, Gretës, Eni sërish tha se nuk është më e bukur se ajo.
Shtuar më 22/10/2017, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori