Eni Çobani sfidon hapur pas problemeve të djeshme (FOTO LAJM)

Juristja e njohur Eni Çobani pati një përplasje verbale gjatë ditës së djeshme me Rudina Islamajn, një personazh mjaft i njohur për publikun.

Kjo e fundit ishte gruaja që publikoi përgjimin me gjyqtarin Guximtar Boçi duke bërë që ai të largohej nga detyra. Po ashtu, ajo është në një konflikt pronësie me ish-bashkëshortin dhe vjehrrën, ngjarje e cila u bë publike në emisionin "Shihemi në gjyq".

Gjatë atij emisioni, vjehrra Merushe Makri e akuzoi se e kishte dhunuar.

Seanca e ndërmjetësimit që lidhet me ngjarjen


Pikërisht për këtë rast gjyqi u përballën dje në gjykatën e Apelit të Gjirokastrës Eni Çobani dhe Rudina Islamaj, e cila vazhdimisht përgjon me kamera dhe celularë çdokënd me të cilin ka një problem, sipas juristes.

"Fuqinë e mendjes e ke ti, jo ngjarjet jashtë. Kupto këtë, dhe do të gjesh forcë te perballesh me kedo", shkruan Eni Çobani në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2018, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori