Eneda Tarifa nuk qenka ndarë? Statusi i saj i hutoi të gjithë
Pëlqej
Eneda Tarifa është bërë së fundmi pjesë e shumë mediave rozë, për shkak të ndarjes pas 18 vitesh nga bashkëshorti.

Pikërisht për këtë ajo ka bërë një status të gjatë në rrjetet sociale ku ndër të tjera nuk e quan bashkëshortin e saj si një ish, por si bashkëshorti aktual.

Ajo ka shkruar se media ka keqpërdorur një histori të shkruar prej saj, për një grua të dhunuar dhe gjithashtu ka theksuar se ish-bashkëshorti i saj është një nga personat më qytetar që njeh.

“Para disa ditësh lexova një histori të një gruaje të dhunuar, në një koncert bamirësie, bashkë me kolegë të tjerë si Jualiana Pasha, Aurela Gaçe, Elton Deda etj. Portalet e morën sikur po flisja për bashkëshortin tim Erjon Zaloshnjën që është një nga njerëzit më të qetë, më të përkushtuar dhe një intelektual i mirë i këtij qyteti.

Ju lutem portaleve meqë janë kaq të padjallëzuar, të korrigjojnë titujt se i kanë gabim. Faleminderit për mirëkuptimin!,”-përfundon Eneda në profilin e saj në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2018, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori