Tensionet në Evropë, Kim Jong Un mund “të ndezë” konflikt të ri: Ky është urdhri i fundit (FOTO LAJM)

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka urdhëruar zgjerimin e objekteve të lëshimit të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM) në një bazë “ultra-moderne, të avancuar” gjatë një vizite në vend, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve KNA.

Koreja e Veriut do të bëhet një “fuqi hapësinore”-është shprehur ai.

Më herët, ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se Pheniani kishte përdorur një raketë të re balistike ndërkontinentale në dy testet e fundit, me shumë gjasa me synimin për ta lëshuar atë nën maskën e një transportuesi satelitor hapësinor.

Analistët ushtarakë thonë se Koreja e Veriut duket e gatshme të lëshojë një satelit që do të përfshijë përdorimin e teknologjisë së ndaluar të raketave balistike të përdorura në ICBM-të ndërkontinentale. Një zyrtar amerikan foli për një “përshkallëzim serioz” që kërkon një përgjigje të bashkuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Ajo ka njoftuar se Departamenti i Thesarit i SHBA-së, i cili tashmë ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Koresë së Veriut, do të shpallë masa të reja që synojnë parandalimin e regjimit të Phenianit nga aksesi i pajisjeve dhe teknologjisë nga jashtë, gjë që do ta lejojë atë të zhvillojë arsenalin e tij.