Endrit Mertiri i bën "dissin" Aurela Hoxhës, tregon hapur me kë e ka zëvëndësuar (FOTO LAJM)

Modelja e njohur shqiptare dhe një nga fotografët më të vlerësuar Endrit Mërtiri për vite me rradhë kanë pasur një marrëdhënie mjaft të ngushtë miqësore.

Madje, ata e kanë cilësuar njëri-tjetrin motër e vëlla. Diçka duket se i ka ngrirë marrëdhëniet mes tyre dhe kjo u vu re nga mungesa e urimit të modeles.

Jo vetëm kaq por ajo nuk ishte e pranishme as në festën e ditëlindjes që ai organizoi me miqtë e tij.

por duket se Endrit Mërtiri i ka dhënë një mesazh të qartë Aurela Hoxhës këtë herë.

Ai ka postuar foto në Instagramin e tij me të gjitha mikeshat modele dhe këngëtare, me etiketimin "i bekuar", por Aurela nuk ndodhet në asnjë nga këto foto.

Ndoshta kaq ishte edhe miqësia mes tyre. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori