Endrit Hoxhaj: Kemi një treg të pandershëm, në Shqipëri s'kemi modë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Me një CV për tu pasur zili, janë të paktat fjalë që mund ti dedikohen djalit nga Tropoja, Endrit Hoxhaj, teksa është i apasionuar pas botës së modelingut.

Në një intervistë eskluzive për portalin Albeu.com, djali i cili mban mbi shpatulla shumë çmime, na rrëfehet për të thënat dhe të pathënat prapa skene, për të gjithë atë punë kolosale që gjithmonë jep fryte të shkëlqyera e të garantuara.

Teksa kthehemi pas në kohë, Endriti është marrë pesë vite me boks, ku ka qënë kampion i dyfishtë Kosovë-Shqipëri. Kapiten basketbolli për ekipin e Kukesit para vitit 2007. U bëmë kuriozë nëse bota e modelingut është stisur me kalimin e viteve, e ndërsa djali në fjalë ka pasur një nuhatje drejt së bukurës që në moshë të vogël.

Marë me modeling që në moshë të vogël, ku 6 vite me parë ka nisur karriera e plotë në modeling duke fituar dy çmime si "Mister Fotozhenia" dhe një në Kosovë në "Best Models of Balcan". Jo vetëm kaq, por Endriti ka punuar si agjent mode për shumë vite me rradhe për disa agjensi me qendër në Milano por dhe për Ragazza Moda E Spettacolo, ku ishte agjent i tyre për 5 shtete, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mali Zi, Shqipëri.

Teksa bëjmë një përmbledhje të punëve të tij, ndalemi dhe tek kompania "FASHION SUPREME", e cila ka një vit në treg.

Si lindi idea për t'iu dedikuar një agjensie? Sa kohë merreni me të dhe cilat janë pritshmëritë?

"Unë kam pasur agjensi që në momentin që jam marë me modë, por duke qënë se këtë vit e kam shitur, nuk po bëj publik emra dhe pse publiku e dine. Ideja e një agjensie ishte para 6 vitesh ku arsyet ishin të thjeshta, doja të vija drejtesi në spektakle duke u bërë organizator vetë.

Vitin e kaluar kam organizuar dhe "Designers Fashion Night" dhe pas shume suksesesh që unë kisha me atë agjensi brënda dhe jashte, shumë njerëz u sulen për të investuar. Unë s'pranova investim dhe kështu e shita...! Këtu e gati dy vite më parë unë mendova që të kem "FASHION SUPREME" që kuptohet që nga fjala Supreme, përse une mendova një kompani Supreme, për shkak të së kaluarës dhe punëve te mia".

"FASHION SUPREME" ka një vit në treg. Janë të shumta në numër modelet që kanë karrierë jashtë?

"Kam shumë kohë që merrem, por me "Fashion Supreme" një vit dhe pse aktive në QKR është 2 vite. Pritshmëritë janë të larta për shkak të cilesisë, sigurisë, korrektësisë që kam treguar në 6 vite dhe njerëzit nisen tek unë për Endrit Hoxhaj, më pas për kompaninë, etj... Mendoj që në dy vite do kemi filiale dhe në shumë vende Europiane, pse jo dhe media të ndryshme, në këtë emër. Modelet që kanë karrierë jashtë janë një numer shumë i vogël, pasi flasim për karrierë".

Boksier dhe supermodel? Më thoni si qëndrojnë këto dy profesione?

"Boksi dhe të qënit një model! Boksi është në karakterin tim, ndersa modeli mendoj që perfshin karakterin tim, parimet e mia, pamjen time, po ashtu dhe sjelljen time të pergjithshme".

Shpesh modelet ankohen njëzëri sa i takon mundësisë që ato kanë për ti bërë ballë kësaj konkurence të egër. Na zbuloni diçka më shumë në këtë drejtim...

"Më vjen të qesh shpesh me këtë tematikë, pasi janë vetë ato që ankohen, janë vetë ato që krijojne këtë treg. Por që rezulton një treg realisht shumë i pandershëm, jo për shkak të drejtuesve, por dhe për shkak të egos që kanë vajzat e reja në një kohë krize të përgjithshme.

Unë mendoj dhe kam folur hapur në media per këtë temë dhe e kuptoni pse unë kam nxjerrë numrin më të madh të modeleve jashtë. Modelet që kanë prishur tregun se dinë, por modelet që duan ta zbukurojnë, respektojnë tregun".

Kohë më parë keni thënë se modën shqiptare do ta përfaqësojmë denjësisht në botë. Në çfarë hapash jemi ne aktualisht?

"Po dhe unë e kam përfaqësuar denjësisht këtë, e dëshmojnë veprat, jo fjalët e mia. Në Shqipëri është një nivel i ulët organizimi dhe nuk i kushtojnë shumë rëndësi.

Nuk dua të flas shumë për këtë pyetje, pasi do jetë një përgjigje që do ofendohen shumë kolegët e mi. Por bëj një thirrje në këtë pyetje: Ju lutem respektoni të tjerët, do jeni të respektuar dhe vetë".

Pas viteve '90 ne kemi përqafuar shijet e modës. Në çfarë stadi jemi ne, përpos vajzave në Bllok?

"Ne nuk kemi modë, ne imitojmë dhe këtë e bëjnë mësë miri stilistët, por dhe shijet tona që i përkasin më shumë modës italiane. Dhe ndaj unë mar shpesh dhe organizojë ngjarjen e pervitshme "Designers Fashion Night", që të krijojmë një modë tonën. Vajzat e bllokut nuk kanë modë, ato nuk vishen, ato zhvishen... Por realisht femrat e bllokut sot vishen për të joshur me zhveshjen, jo me veshjen (modën)". /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 18:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori