Lufta, Ukraina: Deri në shtator do të rimarrim Kherson

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se lufta mund të marrë një pikë kthese në rajonin jugor. Sipas autoriteteve deri në shtatori Ukrainas mund të rimarrë Kherson. Ata kanë bërë me dije se do të përdorin armët perëndimore për të çliruar qytetin e parë të madh të pushtuar nga forcat ruse.

“Mund të themi se një pikë kthese ka ndodhur në fushën e betejës. Ne po kalojmë nga veprimet mbrojtëse në kundërsulmuese. Mund të themi se rajoni Kherson do të çlirohet patjetër deri në shtator dhe të gjitha planet e pushtuesve do të dështojnë”,thanë zyrtaret.


Shtuar 25.07.2022 08:17