CHAMPIONS/ Napoli “turpëron” Liverpoolin, Tottenham e nis me “këmbë të mbarë” (VIDEO)

Napoli e Tottenham triumfuan në Champions League, me italianët që morën skenën pasi mposhtën me rezultatin 4-1 Liverpoolin, finalist i sezonit të shkuar.

Napoli e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duek shënuar që në minutën e pestë me Zielinski me penallti. Osimhen po me 11-metërsh kishte mundësinë të realizonte, por nuk ia doli.

Gjithsesi skenën e mori Anguissa, i cili ndëshkoi anglezët për të dytën herë. Napoli nuk u ndal dhe e mbylli pjesën e parë me një tjetër gol, me autor Simeonen.

3-0 dhe pjesa e dytë nisi me dy gola të shpejtë, fillimisht me Zielinskin që realizoi golin e katërt për Napolin dhe më pas Luis Diaz shënoi golin e nderit për Liverpool.

Tottenham e nisi me këmbën e mbarë, pasi mposhti me rezultatin 2-0 francezët e Marseille. Londinezët shfrytëzuan epërsinë numerike dhe në pjesën e dytë shënuan dy herë me Richarlison.

Fitore edhe për Club Brugge, që falë golit të Sylla likuidoi me rezultatin 1-0 Bayer Leverkusen.