Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pak minuta më parë në “Facebook” një video, ku tregon momentin kur pritet nga mbreti Filipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia.
Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Kujtojmë që mbrëmë në Madrid janë pritur udhëheqësit e shteteve pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s.
Postimi i Ramës:
Momente nga pritja e organizuar mbrëmë nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia, për mirëseardhjen e udhëheqësve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s. /albeu.com