Enca shtatzënë? Këngëtarja tregon vetë për pritjen e ëmbël
vetëm pak orë më parë Enca i bëri lëmsh të gjithë, duke treguar me një emoji shtatzanie se ishte në pritje të ëmbël.

“Hej faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura dhe të ëmbla që më keni dërguar. Jam në një pritje të ëmbël, por këtë pritje të ëmbël do ta bëjmë bashkë sepse nuk është as djalë as vajzë.

Eshte një baladë!! Më në fund një baladë që do ta ndaj me ju. Në fakt atë që po pres nuk e kam këtu, e kam në studio!”- tregon Enca teksa dorën e ka të vendosur mbi bark.

Kështu pra, “shtatzënia” e Encës s’është gjë tjetër përveçse një projekt i ri që pritet të vijë në fillim të 2019-ës. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2018, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori