Enca në pushime qenka e shoqëruar dhe të gjithë janë kuriozë me kë
Prej disa ditësh Enca po i kalon pushimet në një resort luksoz në Belek, Turqi, nga ku ka postuar plot foto që kanë marrë vëmendjen e të gjithëve. Mirëpo në çdo foto, këngëtarja shfaqet vetëm dhe kjo sigurisht i ka shtuar kuriozitetin fansave të dinë nëse Encën po e shoqëron dikush.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja i është drejtuar me një emoji kllouni personave që mendojnë se ajo po i kalon pushimet vetëm.

"Ju shikoni në rrjete sociale atë që unë dëshiroj të shihni", shkruan Enca.

Megjithatë me këtë postim, këngëtarja i ka bërë edhe më shumë kurioz të gjithë për personin që e shoqëron.

Shtuar më 05/09/2020, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori