Enca në garë kundër Aurela Hoxhës në “Dance with me” (FOTO LAJM)

Tv Klan ka nisur përgaditjen e kastit të ri të edicionit të radhës së spektaklit të kërcimit ‘Dance with me’.

Deri më tani janë bërë të ditur vetëm dy emra, moderatori Kelvi Kadilli dhe modelja dhe sipërmarrësja Aurela Hoxha. Ata do të jenë bashkë çift duke garuar kështu kundër të tjerëve.

Ndërkohë që shumë janë kurioz se kush do të jenë emrat e tjerë konkurent, Enca ka ngritur mjaft dyshime se do të jetë edhe ajo pjesë e këtij spektakli.

Arsye për këtë është bërë një foto e këngëtares në një sallë kërcimi në të cilën Enca shkruan @albinako.

Kujtojmë që Albi Nako është koreografi kryesor i këtij spektakli, por le të presim deri në një konfirmim. /albeu.com/

Shtuar më 08/06/2017, ora 09:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori