U mor në pyetje nga SPAK për “Gërdecin”, Bumçi: Çështja po përdoret politikisht, shkresa për Shkëlzen Berishën është e falsifikuar

Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi është marrë ditën e sotme në pyetje nga SPAK për çështjen “Gërdeci”.

Ai është si një person që ka dijeni rreth ngjarjes.

Pasi daljes nga SPAK, Bumçi është shprehur se qëndrimit e Ministrisë së Drejtësisë dhe atij si Ministër janë të dokumentuara në qëndrimet publike që kanë mbajtur në atë koh.

Po ashtu ai ka sqaruar se shkresa për Shkëlzen Berishën është e falsifikuar dhe se kjo ngjarje po përdoret politikisht.

“Jam thirrur si person që kam dijeni kam qenë ministër drejtësie në kohën që janë miratuar VKM-të. Patjetër që pyetën, unë po them publikisht: qëndrimet e minisitrisë së drejtësisë dhe të miat si ministër janë të dokumentura në qëndrimet publike që kemi mbajtur atë kohë. Vendimi i propozuar nga Ministrisë së Mbrojtjes nuk miratohet, vendosen kontakte mes dy ministrive që ato të merrnin parasysh vërtjetjet ligjore që ato kishin. Kjo pasqyrohet në qëndrimin zyrtar që ne i dërgojmë Ministrisë së Mbrojtjes, që ne nuk kemi vërejtje.

Përgjigja e dërguar nga ne është me datë me numër protokollit, është e saktë. Pasi i kemi çuar qëndrimin tonë zyrtar, del një shkresë që ka një shënim në anë për zotin Shkëlzen Berisha. Kjo shkresë është e falsifikuar dhe nuk i qëndron asnjë testi logjik. Ministrisë së Mbrojtjes e kishte përgkigjen tonë para shkresës.

Nëse unë kisha nevojë, që s’kishte as takim as kërkesë, të komunikoja me zotin Shkëlzen Berisha, nga Ministria e Mbrojtjes?

Shënimi në cepin e shkresës…ministri i Drejtësisë lë shënime në qindra shkresa dhe këto shënime të miat janë nga shkresa të ministrisë që unë kam shkruar. Ishte qartësisht një shkrim tjetër”, tha Bumçi.