Janë të rralla rastet kur personazhet publikë kanë një marrëdhënie jo të mirë me fansat. Diçka e tillë i ka ndodhur Encës e cila ka përjetuar një situatë vërtet të sikletshme me fansin e saj.
Këngëtarja është përballur me një fans i cili e ka kërcënuar se
nëse e bllokon, do t’i shpërndajë numrin personal.
Por
Enca nuk e ka lënë me kaq. Ajo u ka bërë thirrje të gjithë
ndjekësve në
Instagram që t’i bëjnë Spam djalit në fjalë duke e quajtur atë një ‘kalama që do të mallkonte ditën që ka lindur”. Epo
nëse i referohemi toneve të bisedës, duket se privatësia është kthyer në luks për këngëtaren dhe kjo është arsye e mjaftueshme për t’u shqetësuar. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018,
ora 11:49