Enca dhe Oriola diss njëra-tjetrës, Noizy molla e sherrit mes bishave
Pëlqej
Po bëhet më shumë se një vit që Enca dhe Noizy nuk flasin me njëri-tjetrin nëse nuk gabojmë me shifrat.

Reperi i njohur ka “rekrutuar” në grupin e tij OTR modelen e njohur Oriola Marashi me të cilën siç kemi parë në rrjetet sociale ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe një pjesë e mirë e postimeve të tij janë me të.

Por postimet e modeles seksi dhe Encës jo rrallë herë janë komentuar si “thumba” ndaj njëra-tjetrës dhe e njëjta gjë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar. Enca ka publikuar një video në Instastory ku kishte fokusuar një zjarr të ndezur dhe pak më vonë të njejtën gjë bëri edhe Oriola e cila kishte dalë për “jetë nate” me çunat e OTR shkruan intv.

Por me siguri Enca do e ketë parë këtë postim të Oriolës dhe postoi një tjetër video me zjarr.
Shtuar më 26/04/2018, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori