Emocionuese, vogëlushja e Chrissy Teigen kujdeset për kujtimin e vëllait të humbur (VIDEO)
Chrissy Teigen dhe John Lergend humbën fëmijën e tyre të tretë që prisnin të vinte në jetë së shpejti. Modelja e njohur pësoi hemorragji gjatë lindjes dhe për këtë arsye ajo nuk mundi të linte djalin, të cilin kishin vendosur ta quanin Jack. Asokohë ishte vetë Chrissy që e dha lajmin e hidhur, duke publikuar disa foto të trishta me të voglin në krahë.

Ndërkohë së fundmi ajo ka zbuluar se kanë marrë në shtëpi hirin e Jack dhe ka ndarë disa video mjaft emocionuese. Në njërën prej tyre shihet kutia që mban brenda hirin e Jack përkrah një arushi me një fjongo lejla në qafë.

Ndërsa në një video tjetër shfaqet e vogla e familjes, Luna, duke përkëdhelur arushin e folur me të. “Përshëndetje njerëz. Përshëndetje, ky është vogëlushi Jack dhe unë jam Teddy. Unë jam Luna. Si jeni?”, dëgjohet të thotë e vogla në video.

Chrissy shprehet se njerëzve mund t’ju duken të çuditshme videot me hirin e djalit, por ajo dëshiron t’ju tregojë njerëzve se Luna ngjason shumë në karakter me të. Ndërkohë para disa muajsh modelja dhe bashkëshorti i saj, John Legend, bënë një gjest shumë prekës për të voglin që humbën, duke gdhendur në duar emrin që kishin menduar t’i vendosnin.
Shtuar më 10/11/2020, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori