Emocionuese, vajza e paralizuar çohet në këmbë prej këngëtares shqiptare
Pëlqej
Ditën e djeshme, Rita Ora në koncertin e saj ka takuar një fanse të veçantë, e cila është rikthyer pas 5 vitesh për t`i mbajtur premtimin Rita Orës.

Kjo fanse është e paralizuar dhe bashkë me Ritën janë takuar për herë të parë para 5 vitesh dhe këngëtarja i kishte kërkuar fanses së saj që herën tjetër kur të takoheshin ajo duhej të ecte vetë.

Herën e kaluar që u takuam i premtova Ritës dhe vetes që në turneun e saj të ardhshëm do të ecja vetë dhe tani unë mund të eci mjaftueshëm sa për të takuar dikë” – ka shkruar Layla, fansja e këngëtares.

Pas takimit të dyja ishin të emocionuara pasi Layla kishte arritur të ngrihej në këmbë dhe ishte frymëzuar nga fjalët e Ritës.

“Më pëlqeu që u takuam sërish pasi ti më premtove që do të ecje dhe e bëre. 6 hapa të pabesueshëm nga karrigia jote deri tek unë. Nuk kam për ta harruar kurrë dhe po, ne po rritemi bashkë. Shihemi në turneun e ardhshëm e dashur. Me dashuri Rita” – shkruan Rita në foton me fansen.
Shtuar më 17/05/2018, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori