Emocione në Big Brother 7, Matilda e eleminuara e radhës
Nata e së premtes përcolli plot surpriza në shtëpinë e Big Brother, ku Matilda la lojën si më pak e votuara nga publiku. Zbulimi i sekretit të çifteve të krijuara javë më parë shokoi mjaft banorë, e ndërsa shumë të tjerë e pritën në heshtje. Lori kërkoi që romanca me Visarin të përfundonte, e ndërsa çifti i dytë mjaft i shumëpërfolur Juliana-Arditi, treguan se janë ende të dashuruar, sikundër pritën surprizën e Vëllait të Madh që të shfaqeshin para konkurentëve.

Ky sekret nuk u la në heshtje nga Valeri, i cili sulmoi Lorin për "2-3 lidhje të cilat i mban pezull", kjo sipas tij. Një tjetër surprizë iu dedikua Meridianit, i cili u përball me Jonën dhe me të fejuarën Marsi, rreth zërave që qarkullonin në shtëpi për një tjetër lidhje. Kjo gjë u mohua në mënyrë kategorike nga të dy palët.

"Ishte lojë. Jona nuk di gjë", u shpreh Meridiani. "Ka qënë më tepër për qejf. Nuk ka lidhje dhe kaq", tha më tej ai. Miqësi të sinqerta dhe ndjenjat e sinqerta ishin ana tjetër e medaljes të shpalosura gjatë shfaqjes. Arditi dëshmoi se përtej heshtjes ka ndihmuar një djalë të ri, i cili gjendej mes katër rrugëve. I riu i cili quhet Jetmir hyri brënda shtëpisë me një mision, e duke i dhënë lajmin e mirë se Arditi do të bëhej dajë.
Shtuar më 03/05/2014, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori