Emina Cunmulaj: Burri priste djalë, mund të heq dorë nga karriera
Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, në një intervistë të fundit për revistën “Grazia” në Mal të Zi, është shprehur se ajo mund të heq dorë nga karriera, pasi prioritet mbetet vajza.

“Mezi e pres Eminan e vogël. Pasi ajo të vijë në jetë, bashkëshorti im do e ketë primare atë dhe unë do duhet të jem gjeneralja”. Sa i takon lajmit për shtatzëninë, ajo thotë se është ndjerë e vogël dhe ka qarë, por ka shtuar se ndihej aq e lumtur sa që donte që të gjithë ta dinin se ajo ishte shtatzënë.

“Bashkëshorti im nuk ishte pranë meje, por në një udhëtim pune, kështu që nuk kam mund të gëzohem së bashku me të. Kam ngritur bluzën në pasqyrë për të parë barkun, por nuk është parë asgjë, pasi isha vetëm disa javë. Momentet më të mira të jetës janë. Sam, sapo ka mbushur 40 vjeç dhe ishte momenti që ai të bëhej baba. Ka qenë shumë i surprizuar, por lumturia nuk ka fund”, thotë bukuroshja 31-vjeçare. Ajo tregon se mjeku e ka lajmëruar në telefon për gjininë e vajzës, duke lënë takim për vizitë, ndërsa kur ka mësuar se ishte vajzë, e ka lyer dhomën me ngjyrë rozë, dhe kur Sam e pa, mbeti i surprizuar, pasi priste djalë. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2016, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori