Emily Ratajkowski qep fustanin rrugës

Modeles dhe aktores amerikane, Emily Ratajkowski ju desh shumë punë që të dukej bukur në festivalin e Kanës.

Emilyt dhe stilistit të saj nuk u doli koha për stilimin dhe qepjen e fustanit, kështu që ata u detyruan ta përfundonin fustanin gjatë rrugës për në Kanë.

"Teksa makina kishte ngecur në trafik, ne po vazhdonim me qepjet në mënyrë që të ishte perfekt" ka thënë ajo.

Emily është shprehur se fustani nuk ishte përfunduar në kohë sepse ishte porositur me një stil të veçantë.

Shtuar më 27/05/2017, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori