Elvana Gjata zbulon prapaskenat më komike të koncertit (FOTO LAJM)
Gjithmonë pas një pune të madhe për një videoklip, koncert apo shfaqje prapaskenat janë pjesa më e lodhshme por gjithashtu dhe e bukur që publikut i humb.

Tani është bërë trend që shpesh herë vipat të publikojnë prapaskenat e punës së tyre të lodhshme si rrjedhojë edhe e interesit të fansave.

Më 15 kjorrik në sheshin "Skënderbej" u mbajt një ndër koncertet më të mëdha ku pjesë e të cilit ishte dhe këngëtarja Elvana Gjata.

Këngëtarja ka zbuluar me anë të një postimi në ‘Instagram’ se çfarë ndodh realisht ne prapaskenat e një koncerti. “Në fillim po merrnim poza, pastaj na thirrën për të dalë në skenë”,- ka shkruar artistja bashkangjitur fotove të ndryshme që ka publikuar ku dallohet se nga nxitimi janë fotografuar duke vrapuar. Në një prej fotove duket qartë se Elvana dhe grupi i saj i baletit janë shtrirë në tokë.

Mesa duket përveç nxitimit grupi i artistëve edhe janë argëtuar në vrullin e punës pak para se të dilnin në skenë. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Elvana zbulon momente nga prapaskenat e xhirimeve dhe daljeve të saj publike.

Pak para se këngëtarja të sillte në treg këngën me titull ‘Mike’ në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe John Shahun, publikoi një video e cila u bë virale për dozat e humorit që kishte duke imituar mamanë e saj kur ajo ka qenë e vogël.
Shtuar më 17/07/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori