Elvana Gjata tregon vështirësitë: Vrapova drejt prindërve me lot në sy
Elvana u rikthye në Shqipëri dhe korri një sukses të menjëhershëm me këngët e kompozuara nga Pirro Cako.

Këngëtarja ka postuar në Instagram një shkrim të vitit 2013, ku ka treguar për rutinën e saj të përditshme, veçanërisht për faktin e pamundësisë së përkushtimit ndaj familjes si pasojë e angazhimeve në punë.

“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë. Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë, duke harruar që nuk jemi të përjetshëm.

Ndaj kur u ktheva në shtëpi, vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj pa pushim, duke falenderuar zotin që i kam në jetë. Bekim, mirënjohje e përulje atyre që na dhanë jetë!”, ka shkruar këngëtarja. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 20:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori