Elvana Gjata shëtit me makinën luksoze të miliarderit rus? (FOTO LAJM)

Elvana Gjata ka tërhequr vëmendjen së fundi në një nga eventet e mbajtur në kryeqytet, ku u shfaq e veshur me koleksionin e stilistes italiane Alberta Ferreti.

Por veshja e këngëtares nuk ishte fokusi i mediave, më shumë sesa mjeti me të cilin ajo mbërriti në event.

Makina luksoze “Benz” nga ku zbriti Elvana, mbante emrin e një prej manjatëve rusë Ziyad Manasir, i cili është pronari i “Manaser Group”, një kompani e suksesshme në fushën e ndërtimeve, rikonstruktimeve dhe të karburanteve.

Manaseer njihet edhe si një olikarg rus dhe është listuar nga revista “Forbes“, në vitin 2015 krah miliarderëve me një pasuri prej 1.1 miliardë dollarë.

Me sa duket Elvana ka siguruar automjetin luksoz për të mbërritur në këtë event bujshëm, ashtu siç i takon asaj.

Këngëtarja është përfolur për jetën e saj luksoze pas fejesës me Ervin Matën, i cili zyrtarisht nuk rezulton të ketë biznese, por njihet në Shqipëri si një person nga një familje që zotëron pasuri.

Shtuar më 16/10/2019, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori