Elvana Gjata përfaqëson San Marinon në "Eurovizion"? Zbulohet e vërteta (FOTO LAJM)

Një hipotezë mjaft interesante është ngritur nga fansat e Elvana Gjatës, të cilët thonë se këngëtarja do të përfaqësojë një tjetër shtet në festivalin "Eurovizionit".

Sipas tyre Elvana është e përzgjedhur nga shteti i San Marino-s dhe ata këtë vit do të përfaqësohen nga artistja shqiptare.

Por burime pranë këngëtares u shprehën për Anabel.al se “nuk është e vërtetë që Elvana ka marrë një ftesë”.

Madje Elvana është “po aq e surprizuar sa vetë ndjekësit” për këtë lajm.

Deri në këto momente, e gjitha mbetet thjesht një dëshirë e fansave për ta parë këngëtaren në Eurovizion, pasi nuk arriti të marrë çmimin e parë në Festivalin e Këngës.
Shtuar më 23/01/2020, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori