Shkatërrohet banda e heroinës në Greqi, drejtohej nga 38-vjeçari shqiptar dhe “shoqja” greke

Një bandë e trafikut të heroinës në Greqi, në zonën e Atikës dhe Chanias është shkatërruar nga policia greke.

Burimet bëjnë me dije se banda e heroinës drejtohej nga një 38-vjeçar shqiptar dhe ishte e përbërë nga 48 persona, nga të cilës 6 prej tyre u vunë në pranga.

Mësohet se gjatë aksionit janë sekuestruar 16 kg metadon të lëngshëm dhe heroinë.

Të arrestuarit janë tre shqiptarë, mes tyre edhe një grua dhe tre grekë.

Me 38-vjeçarin shqiptar bashkëpunonte edhe një greke, e cila kishte rolin e “arkëtares”. Ajo merrte parate e fituara nga trafiku i drogës dhe i depozitonte në një llogari bankare në emer të saj. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.08.2021 08:50