Dybala rikthehet në stërvitje me Juventusin, gati për ndeshjen me Veronan

 Pas angazhimeve me fanellat e vendeve të tyre përkatëse, skuadrat e Serisë A janë rimbledhur me energjitë e tyre më të mira.

Këtë mëngjes te Juventusi u rikthye,  Paulo Dybala , performanca e të cilit me Argjentinën nuk ishte veçanërisht bindës. Numri 10 është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të jetë në dispozicion të Massimiliano Allegrit për ndeshjen e së dielës kundër Veronës në “Allianz Stadium”.

Sa i përket seancës së sotme nën urdhrat e Massimiliano Allegrit, bardhezinjtë ndoqën një program të bazuar në nxehje, ushtrime teknike. /albeu.com


Shtuar 4.02.2022 12:51