Elvana Gjata feston ditëlindjen, ky është urimi i Ermal Mamaqit (VIDEO)
Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, këngët e së cilës kthehen menjëherë në hite dhe dëgjohen nga të gjithë.

Pas një mungese të gjatë në skenë dhe në rrjetet sociale, Elvana është rikthyer dy ditë më parë duke emocionuar fansat me një postim në Instagram, ku rrëfeu periudhën e vështirë që kishte kaluar këto muaj që pas vrasjes së ndodhur në Bllok.

Mirëpo, dita e sotme është shumë e veçantë për artisten e njohur. Elvana feston sot ditëlindjen dhe që në orët e para të mëngjesit ajo ka marrë shumë urime nga fansat dhe miqtë e saj.

Një nga urimet më special ka qenë urimi i mikut të saj të ngushtë, moderatorit dhe aktorit të humorit Ermal Mamaqi.

Ermali ka publikuar në profilin e tij një video të shkëputur nga emisionin “Xing me Ermalin” dhe pranë saj ka shkruar: “Elvana Gjata gëzuar ditëlindjen. Të gjithë të duam.”
Shtuar më 03/02/2019, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori