Kishte fshehur 4 kg “miell” në makinë, arrestohet shqiptari në Itali, si e pikasi policia

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi gjatë një kontrolli në makinë iu gjetën 4 kg kokainë.

Fillimisht, shqiptari u përpoq të qëndronte i qeë, por kur u afruan qentë e Guardia di Finanza ai filloi të shfaqte shenja nervozizmi.

Kjo i bëri uniformat blu të dyshonin dhe të thellonin kontrollin në makinë.

Brenda një vendi të fshehtë të ndërtuar posaçërisht brenda makinës, policia gjeti të fshura 4 kilogramë kokainë, të ndara më 4 pako.

Financierët dhe policët sekuestruan makinën dhe drogën dhe arrestuan shqiptarin pa leje qëndrimi./Albeu.com/


Shtuar 7.02.2023 12:24