Elvana Gjata e ka marrë shumë seriozisht, kështu përgatitet për në "Sunny Hill Festival" (VIDEO)
Edhe pak ditë na ndajnë nga koncerti i shumëpritur “Sunny Hill Festival”. Artistë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtare do të bëhen bashkë për të dhuruar një atmosferë elektrizuese në Kosovë.

Datat kur do të zhvillohet festivali janë 2,3 dhe 4 dhe përgatitjet kanë nisur para disa kohësh.

Një nga artistët që do të marrë pjesë është edhe Elvana Gjata, e cila do të performojë në datën 2.

Nëpërmjet postimeve në Instatstory, Elvana ka ndarë me ndjekësit e saj frekuenca nga performanca që ka përgatitur dhe duket se do të jetë shpërthyese.

Këngëtarja do të ngjitet në skenë për të kënduar hitet e saj të shoqëruara me koreografi speciale kërcimi.


Këtë vit pjesë e “Sunny Hill festival” do të jenë disa këngëtarë me famë botërore, mes tyre Miley Cyrus, Gashi dhe Calvin Harris.

Shtuar më 30/07/2019, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori