Elvana Gjata, Bes Kallaku dhe Jonida Vokshi paskan qenë në një klasë
Dikur, Elvana Gjata, Jonida Vokshi dhe Bes Kallaku ishin shokë klase! Nga doli kjo?! Orë më parë, Elvana Gjata postoi në Instastory një foto të kopertinës së filmit "Falco", ku i uronte suksese Bes Kallakut, për projektin e ri.

"Suksese o shoku kursit në filmin tënd të parë!"- shkruan Elvana. Por për çfarë kursi e ka fjalën?

Burime për Anabel.al, bëjnë me dije se para shumë vitesh Elvana Gjata, Bes Kallaku dhe Jonida Vokshi ndiqnin bashkë në kursin e regjisë, gjatë studimeve në Akademinë e Arteve dhe bëhet fjalë për vitet 2007-2011.

Pjesë e grupit duket se ka qenë edhe regjisorja e njohur Elma Doresi. Rrugëtimi në fushën e kinematografisë për secilin ka nisur herët, pavarësisht se prioritetet e tyre ndryshuan.

Elvana iu dedikua 100% muzikës, por dëshira dhe talenti për të aktruar nuk iu shua.

Nga ana tjetër, si Jonida Vokshi ashtu dhe Bes Kallaku pavarësisht eksperiencave në muzikë (Bes Kallaku) apo si moderatorë në ekran nuk hoqën dorë nga filmi.
Shtuar më 15/11/2019, ora 20:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori