Elton Deda reagon pas kualifikimit të Jonida Maliqit në ''Eurovision''
Këngëtari i njohur Elton Deda, nuk i ka shpëtuar replikave apo komenteve që u bënë kundrejt anglishtes së këngëtares Jonida Maliqi, e cila momentalisht ndodhet në Izrael dhe kualifikoi Shqipërinë në finale e ‘Eurovision’

Gjatë qëndrimit aty, Maliqi ka dhënë disa intervista por me thënë të drejtën anglishtja e saj linte për të dëshiruar. Në mbojtje I është kthyer edhe këngëtari Deda i cili i quan histeri kolektive të disa injoranteve reagimet kundrejt këngëtares.

Reagimi i plotë i këngëtarit Deda:

Kjo dite e bukur me diell (hëpërhë), përtej mynxyrave politike dhe gjendjes depresive qe kalojnë të gjithë shqiptaret, u hap me ndjenja te bukura dhe pozitivitet. Mbrëmë Manjola Nallbani këndoi jo vetëm për njerëzit ne sallë por për të gjithë shpirtegrat e lodhur të artisteve shqiptarë. E shoqërova bashke me muzikante te medhenj ne kete rrugëtim te bukur dhe te them te drejten e kam shijuar shume koncertin. Kaloi shume shpejt, nuk e kuptova fare kur arriti ne kengen e fundit. Kishte ne salle shume kolege te cilet i pashe gati ne mallengjim dhe kjo eshte e natyrshme. Ne duam gjera te bukura, kaq e thjeshte eshte. Dhe vetem njerez te medhenj por modeste si Manjola dine ti sherbejne aq bukur ne art. Urimi im per Manjolen eshte qe te mos ndaloje ketu pasi artistet e medhenj ndalojne vetem kur ndalon ora. Ka shume akoma per te dhene.

Ndjenja tjeter e bukur ishte kualifikimi i Jonidës. Histeria kolektive e disa injoranteve qe u moren me nivelin e anglishtes se saj, u kthye ne nje dashuri te pafundme direkt. Kjo tregon qe nje pjese e shoqerise sone vuajne nga hipokrizia, mos-pasje boshti dhe boshllek shpirteror. Merreni si keshille miqesore, lerini artistet te bejne punen e vet dhe beni dhe ju ndonje pune se nuk del keq. Shume suksese e dashur Jonida dhe të jesh e qete pasi muzika ka vetëm një gjuhë universale, qe e kuptojnë te gjithë
Shtuar më 18/05/2019, ora 08:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori