Elsamedi-Ambrës: Ndihem vetëm, ndërhy!
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Elsamedi i kërkon Ambrës të reagojë në debatet që ai ka në shtëpi me banorët e tjerë.

“Mos e merr për keq, por duhet të ndërhysh, të duket që jemi bashkë. Kanë kaluar dy javë dhe tashmë ti je ambientuar në shtëpi. Ti je me mua në këtë shtëpi dhe nuk ka asgjë të tepruar, duhet ta kuptosh këtë”, i thotë Elsamedi Ambrës.

Më pas, Elsamedi i kërkon të mos kapë gabimet e tij, por të rivalëve. “Në çdo lloj fjale mos rri gjithë kohën duke kapur gabimet e mia, kap gabimet e të tjerëve se po më nxjerr keq mua. Të lutem shumë nëse mundesh. Çfarë ke për të më thënë më thuaj veçmas, jo në sy të të tjerëve. Mos më bëj të mërzitem kot për ditë, të lutem. Mundohu të më japësh gjëra të mira, pozitive. Vlerësoj për pak këto momente të mos ndihem sikur të kam borxh”, i thotë Elsamedi partneres së tij.

Më tej, ai i thotë se kërkon ta shohë Ambrën gjatë gjithë kohës të lumtur dhe jo të mërzitur. “Jemi bërë sikur jemi e keqja e njëri-tjetrit. Nuk dua të mi marrësh për keq këto fjalë”.
Shtuar më 19/05/2017, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori