Elsamedi akuzon rëndë Ambrën: “Gjithmonë kam dyshuar se është lesbike”
Elsamedi dhe Ambra ishin cifti që u nda brenda shtëpisë dhe jashtë filluan konfliktet e tyrë të njëpasnjëshme. Vetëm pak ditë më parë ata patën një konflikt në rrjetet sociale ku i hodhën kunja njëri tjetrit dhe arritën edhe në ofendime.

Në lidhje me këtë acarim të marrëdhënies mes tyre tani që loja në fund të fundit ka mbaruar, Elsamedi u përgjigj: “Për fat të keq Ambrës i erdhi goja tani jashtë shtëpisë.

Gjithsesi, nuk u çudita aspak kur mora vesh që ajo prej tri ditësh ka nisur bashkëjetesën me Kein, lesbiken e BB-së”. Them nuk u çudita, pasi gjithmonë kam dyshuar në prirjet e saj seksuale”, tha ai per panoramen.

Sipas dëshmitarëve në “Post Big Brother”, sherri mes tyre u ndez edhe më shumë. Pasi Elsamedi u shpreh se lidhja me Ambrën ishte thjesht fiktive dhe se s’kanë pasur kurrë asgjë bashkë, Ambra ia ktheu se gjithsej ata janë takuar vetëm dy herë”.

Ata hynë në “Big Brother” për lojë, si për të përfaqësuar çiftin tipik që e ndeshim shpesh sot në botën e showbiz-it, atë mes një reperi dhe një modeleje. 19- vjeçarja nga Shkodra doli nga shtëpia një javë pas Elsamedit, i njohur në muzikë si Eli G. Senaj. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori